Chelsea – Manchester City, Sergio Aguero nuk do ta harrojë kurrë këtë gol
Futboll
05 Gusht 2018
17:11

Chelsea po takohet me Manchester Cityn në kuadër të Superkupës së Anglisë, transmeton Insporti.
Ndeshja në fjalë po luhet në stadiumin ‘Wembley’ të Londrës ndërkohë që Manchester City vjen si fitues i Kampionatit kurse Chelsea si fitues i FA Cup.
Ndeshja në fjalë ka filluar në ora 16:00.
City ka kaluar në avantazh prej 1:0 kur në minutën e 13-të shënoi Sergio Aguero.
Aguero ka shënuar golin e tij të 200-të për Manchester Cityn në ndeshjen ndaj Chelseat, e vlefshme për Community Shield.
Sulmuesi argjentinas ka qenë dhe mbetet njëri nga golashënuesit me të mirë në botë dhe tashmë këtë po e dështon çdo ditë me arritjet e tij në Angli. /Insporti.com/