Chelsea – Manchester City, vjen goli i radhës

Futboll 05 Gusht 2018 17:35

Chelsea po takohet me Manchester Cityn në kuadër të Superkupës së Anglisë, transmeton Insporti.

Ndeshja në fjalë po luhet në stadiumin ‘Wembley’ të Londrës ndërkohë që Manchester City vjen si fitues i Kampionatit kurse Chelsea si fitues i FA Cup.

Ndeshja në fjalë ka filluar në ora 16:00.

City ka kaluar në avantazh prej 1:0 kur në minutën e 13-të shënoi Sergio Aguero.

Manchester City ka dyfishuar epërsinë ndaj Chelsea.

Kampionët e Premierligës po avancojnë 2:0. Është sulmuesi Kun Aguero që ka shënuar sërish për Cityn.

Sulmuesi argjentinas golin e dytë për Cityn në këtë ndeshje e shënoi në minutën e 58-të. /Insporti.com/

-->