Chelsea – Manchester United, ​Solskjaer befason me deklaratën e tij për ndeshjen e kupës

Futboll 26 Shtator 2019 18:01

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer ka thënë që United është i lumtur që do të ndeshet ndaj Chelseas në kuadër të Carabao Cup.

“Djajtë e Kuq” fituan dje ndaj Rochdale përmes penalltive (5-3).

United këtë sezon arritën t’i mposhtin “Blutë” në “Old Trafford”, me rezultat 4-0 në ndeshjen e parë për të sezonit në Premier Ligë.

Tekniku norvegjez tha se nëse duan të fitojnë duhen t’i mposhtin më të mirët.

“Nëse duam të fitojmë, duhet t’i mposhtim më të mirët. Luajtëm me Chelsean në fillim të sezonit, kemi luajtur edhe vitin e kaluar për FA Cup. Duhet të bëjmë më të mirën, jam i sigurt që do ta bëjmë, sepse jemi klub i tillë. Do të shikojmë përpara”, deklaroi ai.