Chelsea mban gjallë shpresat për Champions (VIDEO)

Futboll 28 Prill 2018 19:27

Chelsea ka arritur një fitore shumë të rëndësishme kundër Swansea, duke mbajtur të gjalla shpresat vetes për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Chelsea i shkoi Swanseas në shtëpi dhe e mposhti me rezultat minimal 1-0 në një ndeshje të javës së 36-të të Premierligës angleze.

Mesfushori spanjoll, Cesc Fabregas, ishte golashënuesi i vetëm në këtë ndeshje.

Ai në minutën e 4-të shënoi një gol të bukur pas asistit të Eden Hazardit, duke ia siguruar skuadrës së Antonio Contes tri pikë shumë të vlefshme.

Chelsea mbetet në vendin e pestë, por tani ka 66 pikë, dy më pak se Tottenhami në vendin e katërt, por një ndeshje më shumë të zhvilluar.

“Të kaltrit” iu janë ofruar në vetëm gjashtë pikë vendit të tretë, Liverpoolit, skuadër e cila i ka zhvilluar dy ndeshje më shumë.

-->