Chelsea merr një lajm të keq para finales me Arsenalin

Futboll 16 Maj 2019 10:24

Chelsea mbrëmë ka shënuar fitore prej 0:3 në miqësoren ndaj New England Revolution në Amerikë, për të grumbulluar mbi 3.1 milionë funte për të luftuar diskriminimin.

Megjithatë skuadra londineze mori një lajm të keq nga ky takim, pasi mbeti pa mesfushorin Ruben Loftus-Cheek, i cili duket se pësoi një lëndim shumë të rëndë.

Daily Mail raporton se Loftus-Cheek me shumë gjasë nuk do të jetë i gatshëm për finalen e Ligës së Evropës kundër Arsenalit në Baku, që do të zhvillohet në më pak se dy javë.

Përkundër se ishte një miqësore, Chelsea në këtë ndeshje hyri me formacionin më të mirë.