Chelsea merr vendim të befasishëm për Mateo Kovacicin

Futboll 13 Qershor 2019 12:28

Chelsea ka vendosur që të mos e përdorë opsionin për blerjen e përhershme të sulmuesit Mateo Kovacic.

Kroati ishte bashkuar me skuadrën nga Stamford Bridge në sezonin e kaluar si huazim një vjeçar, por që duket se është shumë afër që të kthehet në Bernabeu, shkruan Daily Mail.

Por ai pritet që nga huazimi të kalojë përsëri në huazim.

Është Inter Milan që ka shprehur interesim për të dhe se duket se ky kalim do të ndodhë.

Kujtojmë se kroati 25-vjeçar ishte pjesë e zikaltërve në vitet 2013-2015.