Chelsea merr vendim të madh për lojtarin që e abuzuan tifozët

Futboll 26 Gusht 2019 23:46

Krerët e Cheleat janë të gatshëm t’i ofrojnë kontratë të re sulmuesit, Tammy Abraham, duke ia dyfishuar pagën, raporton Telegraph të hënën.

Sulmuesi, që shënoi dy golat e parë të tij në Premier League me Chelsean në fitoren 3:2 ndaj Norwich Cityt në fundjavë, me kontratë të re do të ketë pagë javore rreth 100 mijë funte (110 mijë euro).

Kontrata e re do të ishte valide deri në verën e vitit 2024. Kontrata aktuale e Abrahamit është e vlefshme deri në verën e vitit 2022.

Sulmuesi 21-vjeçar ka dy ndeshje me Kombëtaren A të Anglisë, derisa te Chelsea është shndërruar në një nga lojtarët e preferuar të Lampardit, e po ashtu edhe shumicës së tifozëve.

Kujtojmë se ai ishte cak i abuzimeve raciste nga një grup i tifozëve të Chelseat, pasi e kishte humbur penalltinë vendimtare ndaj Liverpoolit në Superkupën e Evropës.