Chelsea mposht Cityn, fiton Ligën e Kampionëve

Futboll 29 Maj 2021 22:57

Sonte u zhvillua finalja e madhe e garës më prestigjioze evropiane në nivel klubesh, Ligës së Kampionëve ku u ballafaquan dy skuadrat e mëdha angleze, Manchester City dhe Chelsea, ku këta të fundit arritën ta fitojnë Ligën e Kampionëve, shkruan Insporti.com

Që në minutat e para të dy skuadrat kishin rastet e veta, megjithatë,u shënua vetëm një golë, ajo e epërsisë, në fund të pjesës së parë të cilën arriti ta shënonte gjermani Kai Havertz.

Për Chelsean ky është titulli i dytë në Ligën e Kampionëve. /Insporti.com

-->