Chelsea mposht Watfordin dhe ngjitet në pozitën e tretë

Futboll 05 Maj 2019 17:02

Një fitore e thellë 3:0 ndaj Watfordit i ka mjaftuar Chelseat që të dalë në pozitën e tretë të PremierLigës me një ndeshje të mbetur deri në fund të sezonit.

Ruben Loftus-Cheek, David Luiz e Gonzalo Higuain shënuan golat për fitoren e ekipit të Maurizio Sarrit.

Të tre realizuan në pjesën e dytë.

“Blutë” e Londrës tani zënë pozitën e tretë me 71 pikë të tubuara, duke kaluar Tottenhamin që mbetet i katërti me 70.

Arsenali, që më vonë luan me Brightonin, është i pesti me 66 pikë, aq sa ka edhe Manchester Unitedi si i gjashti.

“Djajtë e Kuq” edhe zyrtarisht kanë humbur gjasat për Ligën e Kampionëve, duke rënë kështu në Ligën e Evropës.