Chelsea mund Barcelonën në ‘Rakuten Cup’ (Video)

Futboll 23 Korrik 2019 14:31

Chelsea ka triumfuar ndaj Barcelonës, në kuadër të ndeshjes së ‘Rakuten Cup’ që u zhvillua në ‘Saitama Stadium’ të Japonisë.

Ekipi i Frank Lampardit e fitoi ndeshjen miqësore ndaj katalanasve me rezultatin 2:1, transmeton Insporti

Me nga një gol në secilën pjesë, Chelsea e siguroi fitoren e radhës në turin para-sezonal dhe trofeun e Rakuten Cup, derisa për Barcelonën kjo ishte ndeshja e parë në fazën para-sezonale.

Te Barcelona debutuan Antoine Griezmann e Frenkie de Jong, derisa te Chelsea, përforcimi i ri Christian Pulisic e filloi ndeshjen e parë si titullar.

Sulmuesi Tammy Abraham realizoi për epërsinë 1:0 të ‘Bluve’ në pjesë të parë, derisa në të dytën, golin e qetësisë e realizoi mesfushori Ross Barkley.

Golin e nderit të Barcelonës e shënoi mesfushori kroat, Ivan Rakitic, në minutat shtesë të takimit. /Insporti.com/

Goli i Abraham:

Goli i Barkley:

Goli i Rakitic: