Chelsea në epërsi kundër Cityt – super gol nga Pulisic

Futboll 25 Qershor 2020 21:54

Chelsea me super gol ka kaluar në epërsi ndaj Manchester Cityt në ‘Stamford Bridge’.

Ishte reprezentuesi amerikan, Christian Pulisic, që realizoi për 1:0 pas një kundërsulmi të shpejtë në minutën e 36-të, transmeton Insporti.

Kujtojmë se me këtë rezultat [ose edhe barazim], Liverpooli do ta sigurojë titullin e kampionit të Premierligës.

-->