Chelsea në kërkim të një mbrojtësi, Sarri i hedh sytë te ylli i Bundesligas

Futboll 31 Dhjetor 2018 12:18

Mats Humnels mund të largohet nga Bayerni për t’u transferuar te Chelsea.

Mediat gjermane bëjnë me dije se lojtari i Kombëtares Gjermane duket se e pëlqen këtë ide të kalimit të tij në “Stamford Bridge”.

Sarri është në kërkim të një mbrojtësi me kualitet të lartë dhe Hummels i plotëson kushtet që ai kërkon, ndërkohë që 30-vjeçari po kalon një moment aspak të mirë te ekipi bavarez.

Shumë ekipe kanë shfaqur interes për ish-lojtarin e Dortmundit, por ai e pëlqen shumë një bashkëpunim me trajnerin italian.

Bayerni janë të gatshëm që ta lënë të shkojë lojtarin që më parë ishte i pazëvendësueshëm në ekip.

Por, shuma që duket të paguajnë “Blutë e Londrës” duhet të jetë mbi 38 milionë euro për të nisur negociatat me gjigantin gjerman.