Chelsea nuk gabon kundër Malmos

Futboll 14 Shkurt 2019 22:51

Chelsea ka regjistruar një fitore prej 2-1 kundër Malmos, të enjten mbrëma, në Europa League.

Ross Barkley fillimisht kaloi “Të Kaltërit” në epërsi duke shënuar në minutën e 30-të, para se Olivier Giroud të dyfishonte shifrat në minutën e 58-të.

Anders Christiansen ngushtoi rezultatin, duke shënuar 10 minuta para përfundimit, por kjo ishte e tëra që mundi të bëjë Malmo, pasi në vazhdim nuk pati më gola.

Chelsea tani e ka avantazhin ndaj kundërshtarit, para ndeshjes së kthimit që luhet në Londër, javën e ardhshme. /Insporti.com/

-->