Chelsea nuk gabon në shtëpi ndaj Brighton
Futboll
03 Prill 2019
23:06

Chelsea ka arritur një fitore bindëse 3:0 në shtëpi ndaj Brightonit.
Londinezët e gjetën golin e parë përmes Olivier Giroudit në minutën e 38-të, derisa me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë Eden Hazard e gjeti golin e dytë për vendasit në minutën e 60-të, kurse për 3:0 shënoi Ruben Loftus-Cheek (63’).
Falë kësaj fitoreje, Chelsea vazhdon të mbetet në garë për një pozitë që dërgon në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm.