Chelsea i ofron Interit 63 milionë euro për këtë lojtar

Futboll 22 Mars 2018 19:04

Sulmuesi i Interit, Icardi po kërkohet me ngulm nga ekipi londinez, Chelsea. Icardi në këtë sezon është në formë të shkëlqyer, ku ndeshjen e fundit shënoi 4 gola për klubin e Interit.

Për këtë arsyeje, dhe për shkak se Antonio Conte këtë Chelsea nuk po mund të “rehatohet” me sulmuesit e tij, ai po kërkon me çdo kusht Icardin ta ketë tek Chelsea.

Për sulmuesin e Interit, Chelsea kanë siguruar 63 milionë euro.

Mauricio Icardi tek Inter, deri më tani ka shënuar 103 gola, 23 asistime në 180 ndeshje.