Chelsea pa probleme, kalon në rundin tjetër të FA Cup

Futboll 05 Janar 2019 17:53

Chelsea ka arritur të kualifikohet në rundin tjetër të FA Cup pas triumfit ndaj Nottingham Forestit.

Skuadra londineze e mundi pa probleme ekipin e famshëm anglez, në “Stamford Bridge” me shifrat 2 me 0, transmeton Insporti

Dy golat e sulmuesit Alvaro Morata në pjesën e dytë (49′, 59′), pas dy asistimeve të Callum Hodson-Odoi, i siguruan ekipit të Sarrit kalimin tutje në rundin e katërt të kupës.

Chelsea do ta mësojë kundërshtarin e rundit tjetër në shortin që do të hidhet të hënën, më 7 janar.

Kjo ndeshje ishte lamtumirëse për Cesc Fabregasin, që në afatin e janarit do të largohet nga gjiganti anglez. /Insporti.com