Chelsea pa probleme ndaj skuadrës me traditë, kalon në rundin tjetër (VIDEO)

Futboll 05 Janar 2020 16:57

Chelsea ka kaluar pa probleme tutje në rundin tjetër të FA Cup.

Skuadra e Frank Lampardit mposhti klubin me traditë që garon në Championship, Nottignham Forest, bindshëm 2:0, transmeton Insporti

Dy golat në ‘Stamford Bridge’ u shënuan në pjesë të parë, dhe që të dy pas depërtimeve në krahun e djathtë të Callum Hudson-Odoi.

Odoi shënoi për 1:0 në minutën e 7-të, më pas në minutën e 33-të, goditja e tij u ndal nga portieri për t’u kthyer në këmbët e mefsushorit Ross Barkley, që nga afërsia shënoi për 2:0.

Në pjesë të parë, VAR-i ia anuloi një penallti Nottingham Forestit ndërkaq në pjesë të dytë mysafirëve iu anulua një gol për shkak të pozitës jashtë loje.

Blutë e Londrës me këtë fitore janë kualifikuar për në rrethin e katër të kupës prestigjioze. /Insporti.com/

-->