Chelsea po mendon ta zëvendësojë Sarrin me legjendën e klubit

Futboll 22 Mars 2019 14:14

Chelsea e ka identifikuar legjendën e klubit, Frank Lampard si zëvendësues potencial të Maurizio Sarrit, për postin e trajnerit të klubit.

Sarri po përballet me shkarkim, pas rezultateve negative këtë fushatë, transmeton Insporti.

Klubi nga perëndimi i Londrës duhet të luftojë shumë për të siguruar një vend në top katërshe këtë sezon në Premier League.

Chelsea supporters would love to see Lampard back at Stamford Bridge

Sipas “The Sun”, “Të Kaltërit” po e konsiderojnë emërimin e Lampardit në vend të Sarrit në fund të edicionit.

Lampard iu fut botës së menaxhimit verën e kaluar, derisa po shpreson ta drejtojë Derbyn drejt play-offit në Championship.

Derby aktualisht është një pikë larg top gjashtëshes, por djelmoshat e Lampardit kanë një ndeshje më pak të luajtur se kundërshtarët nga pjesa e epërme. /Insporti.com/