Chelsea “prek” finalen e EFL Cup, fiton me rezultat komod kundër Tottenham

Futboll 05 Janar 2022 22:48

Chelsea ka shënuar fitore komode në kuadër të gjysmëfinales për “EFL Cup” kundër Tottenhamit.

“Blutë” e Londrës triumfuan me rezultat komod 2-0.

Mgid
Mgid

Kai Havertz pas vetëm pesë minutave lojë kaloi Chelsean në epërsi pas një asistimi të Alonsos.

Ndërkohë, ishte Ben Davies që shënoi një autogol qesharak në përpjekje për të larguar topin në minutën e 34′, që rezultoi të jetë goli i fundit në takim.

Ndeshja në përgjithësi u dominua dukshëm nga vendasit që dominuan plotësisht, por u mungoi goditja përfundimtare.

Kësisoj, me këtë fitore, Chelsea është gjithmonë e më pranë finales, me ndeshjen kthyese që zhvillohet javën tjetër me 12 janar në “Tottenham Stadium”.

-->