Chelsea publikon super golin që e shënoi sulmuesi shqiptar, Armando Broja (VIDEO)

Armando Broja vazhdon të tregojë formën e tij shumë të mirë me grupmoshat e reja të Chelseat teksa ditën e djeshme i ka dhënë fitoren ekipit të tij në derbin londinez ndaj Tottenhamit.
Sulmuesi shqiptar ka startuar ndeshjen si titullar mes ekipeve të U-23 vjeçarëve edhe pse është në moshën 18 vjeçare.
Armando Broja e ka shpërblyer besimin e dhënë nga klubi i Chelseat, duke shënuar vetëm 8 minuta nga përfundimi i ndeshjes dhe i ka dhënë fitoren minimale 0:1 ekipit të tij.
Broja ka shënuar me të gjitha ekipet zinxhire të Chelsea dhe i ngelet vetëm promovimi në ekipin e parë.
Klubi londinez në faqen zyrtare në ‘Twitter’ ka publikuar videon e golit të bukur të sulmuesit shqiptar, të cilin mund ta shikoni më poshtë:
Armando Broja with the winner as #CFCDEV beat Spurs 1-0 to go ? of the league last night! ? pic.twitter.com/ZM6mUvvaZa
— Chelsea FC (@ChelseaFC) January 7, 2020