Chelsea “shkatërron” Dinamon e Kievit, kualifikim dramatik për Valencian

Futboll 14 Mars 2019 20:52

Chelsea e ka mposhtur Dinamon e Kievit si mysafir të enjten mbrëma, me rezultat të thellë 5-0, në kuadër të ndeshjes së dytë të 1/16-tës së finales së Europa Leagues.

Hat-tricku perfekt i Olivier Giroudit dhe shënimet nga Marcos Alonso dhe Callum Hudson Odoi ia siguruan fitoren “Të Kaltërve”, të cilët kishin një epërsi prej 3-0 nga përballja e parë.

Jo më kot e etiketuam si “perfekt” hat-trickun e Giroudit, pasi sulmuesi francez arriti që të shënojë një herë me këmbën e majtë, një herë me të djathtën dhe një herë me kokë.


Ishte një paraqitje fantastike nga skuadra londineze, por asgjë larg pritshmërive pasi Chelsea edhe ashtu konsiderohej si favorit.

Në anën tjetër, Valencia ka siguruar një kualifikim dramatik si mysafir i Krasnodarit , duke barazuar rezultatin në minutat shtesë, derisa ishte shumë afër eleminimit nga gara pasi e gjeti veten në disavantazh në minutën e 85-të.

Napoli, pavarësisht humbjes 3-1 nga Salzburgu sonte, kaloi në çerek-finale me rezultat të përgjithshëm prej 4-3. /Insporti.com/