Chelsea synon ribashkimin e lojtarit të Juventus me Conte-n

Futboll 15 Mars 2018 13:37

Derisa po i afrohemi afatit kalimtar të verës edhe raportimet për transferimet e mundshme nuk kanë të ndalur, ku një pjesë e tyre edhe mund të realizohen.

Së fundmi ka dalë në shesh edhe një opsion tjetër i skuadrës nga Londra, ajo e Chelsea-t, ku drejtuesit e saj në rast se vendosin ta mbajnë në bankinë trajnerin italian Antonio Conte, dëshirojnë ta ribashkojnë atë me lojtarin e Juventus.

Fjala është për mbrojtësin ganez, Kwadwo Asamoah, i cili ka qenë edhe më herët nën direktivat e Conte-s dhe pikërisht kishte qenë trajneri italian, ai i cili e kishte transferuar 29 vjeçarin tek “Zonja e Vjetër” në vitin 2012.

Kontrata e Asamoah i kalon në fund të këtij sezoni dhe Juventus do të mundohet ta mbajë edhe më tutje në Torino, por do të ketë konkurrencë të fuqishme nga skuadra si Napoli, Inter, Galatasaray dhe tani edhe Chelsea.

Megjithatë, sa i përket “Bluve” të Londrës, ende asgjë nuk është e sigurt, pasi edhe e ardhmja e Conte-s është në pikëpyetje, derisa edhe nëse ganezi arrin në “Stamford Bridge”, do të ketë konkurrencë të fortë për pozitën e tij, kjo pasi mbrojtësi italian Davide Zappacosta është duke kaluar nëpër një formë të mirë tek Chelsea. /Insporti.com