Chelsea me trajner spanjoll në krye?

Futboll 06 Shkurt 2018 10:31

Mediat në Spanjë kanë paralajmëruar se Luis Enrique od të jetë trajneri i Chelseat, duke paralajmëruar se Antonio Conte, trajneri aktual i bluve të Londrës do të shkarkohet shumë shpejt.

Luis Enrique, ish futbollist i famshëm i Barcelonës dhe më pas trajner i Barcelonës, dhe Celta Vigos është aktualisht la angazhuan dhe mund të marrë menjëherë ekipin e Chelseat.

Ish reprezentuesi i Spanjës, sipas asaj që shkruhet në Diario Sport, do të ishte pjesë e një ristrukturimi të madh të Chelseat, që përfshin edhe emërimin e Juliano Belettit, ish mbrojtësit brazilian, në postin e drejtorit sportiv ne Chelsea.

Për ekipin e Chelseat, pas pësimit nga Watford, kjo është hera e parë nga viti 1995 që pëson dy humbje rresht në Premier Ligë. Ekipi i Contes pësoi nga Bournemouth me rezultat 0:3 dhe pranimi i shtatë golave në dy ndeshje është diçka që Contes vështirë se do ti falet, posaçërisht kur dihet se ekipi është vetëm një pikë para Tottenhamit dhe tabelë dhe tashmë rrezikon të rrëshqasë edhe nga vendi i katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve.

-->