Chelsea tregon më të rejat për Hudson-Odoi, futbollistin e prekur me koronavirus

Futboll 23 Mars 2020 22:42

Chelsea ka konfirmuar se sulmuesi, Callum Hudson-Odoi ndihet mirë dhe është në karantinë.

Dy javë më herët anglezi 19-vjeçar u diagnostikua me Covid-19 pas bërjes së testit.

Njoftimi i Chelseas konfirmon se Hudson-Odoi është duke u shëruar dhe ka punuar shumë duke u stërvitur në shtëpi.

Tutje, klubi ka bërë të ditur se ai “po ndihet mirë dhe është kthyer te vetja”, pas periudhës së vetëizolimit.

Hudson-Odoi këtë sezon ka shënuar tri gola në 25 paraqitje në të gjitha garat për “Blutë”.

-->