Chelsea trondit Tottenhamin, shënon golin e dytë në derbi [Video]

Futboll 22 Dhjetor 2019 18:24

Chelsea ka shënuar golin e dytë në derbin e Londrës kundër Tottenhamit, në fundin e pjesë së parë.

Pas rishikimit me VAR, gjyqtari i ndeshjes akordoi penallti në favor të Chelseat pas ndërhyrjes së portierit të Tottenhamit, Paulo Gazzaniga në Marcos Alonson, transmeton Insporti

Willian, që po ashtu e shënoi golin e parë në ndeshje u tregua i saktë nga penalltia për ta dyfishuar epërsinë e ‘Bluve’.

Për 0:2 willian shënoi në minutën e 48-të të ndeshjes. /Insporti.com/

-->