Chelsea vazhdon marshimin me Lampardin, mposht Southamptonin (VIDEO)

Futboll 06 Tetor 2019 16:56

Chelsea e ka realizuar fitoren e radhës në udhëtimin e vështirë te Southamptoni.

‘Blutë’ fituan me rezultat të thellë 1:4 dhe kësisoj arritën triumfin e dytë radhazi, në Premierligë.

Tammy Abraham (17’), Masoun Mount (24’), N’Golo Kante (40’) dhe Michy Batshuayi (89’) shënuan në fitoren e madhe të mysafirëve, kurse Danny Ings (20’) shënoi golin e nderit për Sotton.

Pas kësaj ndeshje, Chelsea tubon 14 pikë në vendin e pestë kurse Southampton me shtatë pikë renditen në vendin e 16.

-->