Chelsea vazhdon të zhgënjej, kësaj radhe ndaj Bournemouth

Futboll 29 Shkurt 2020 18:05

Chelsea ka arritur një pikë ndaj Bournemouth fal një goli të shënuar nga Marcos Alonso në minutat e fundit.

Ndeshja u mbyll 2:2 me golin e parë që e realizoi pikërisht  Marcos Alonso, kur luhej minuta e 33’ e ndeshjes.

Bournemouth reaguan tek në pjesën e dytë, duke përmbysur skuadrën e Chelsea.

Fillimisht, ishte Jefferson Lerma ai që shënoi për 1:1, në minutën e 54’.

Vetëm tre minuta më vonë, Joshua King dërgoi topin në rrjetën e Chelsea, për epërsinë e parë të nikoqirëve.

Pesë minuta para fundit, Marcos Alonso shënoi edhe golin e dytë personal dhe të dytin për Chelsea, duke bërë që londinezët të dalin me një pikë nga ky takim.

Chelsea numëron 45 pikë për pozitën e katërt në tabelë, duke i dhënë mundësi Manchester United që të afrohet edhe më shumë.

-->