Chelsea vs Arsenal – kuotat e bastoreve dhe favoriti për fitore

Futboll 29 Maj 2019 14:40

Chelsea ose Arsenali do të jetë skuadra që t’i vë duart mbi trofeun e Europa Ligës, sonte në Baku të Azerbajxhanit.

Dy skuadrat rivale nga Londra, takohen në finalen e gjitha angleze, që do t’i paraprijë finales tjetër angleze në Ligën e Kampionëve, shkruan Insporti

Sezonin në Ligën e Evropës e filluan 213 ekipe nga 55 shtete të ndryshme, derisa tani kanë mbetur vetëm dy.


*Kuotat e bastoreve për ndeshjen Chelsea – Arsenal

Chelsea do të synojë ta ngrejë lart trofeun që e fitoi hiç më larg se 6 vite më parë, kur në finale e kishte mundur Benfican.

Arsenali në anën tjetër nuk e ka fituar asnjëherë këtë trofe, derisa i vetmi trofe evropian i fituar për ‘Topçinjtë’ është ai i Cup Winners’ Cup, 25 vite më parë.

Chelsea ndërkaq përveç Ligës së Evropës e ka fituar edhe trofeun më të çmueshëm për klube, Ligën e Kampionëve para shtatë vjetëve.


*Kuotat e golashënuesve nga ‘bet365’

Kompania e njohur e basteve, ‘bet365’, ka postuar edhe kuotat e bastoreve ku Chelsea shihet si favorit për këtë takim.

‘Blutë’ përkundër mungesave të mëdha cilësohen si favoritë, duke u kuotuar 2.20, Arsenali kuotohet 3.60 kurse 3.40 kuotohet barazimi.

Sa i përket golashënuesve, i pari kuotohet Pierre-Emerick Aubameyang i Arsenalit, kurse menjëherë pas tij është Eden Hazard i Chelseat.

Top 5-shen e golashënuesve më të mundshëm e përbëjnë dy sulmuesit tjerë të Chelseat, Gonzalo Higuain e Olivier Giroud, dhe sulmuesi i Arsenalit Alexandre Lacazette.

Ndeshja në Baku luhet me fillim nga ora 21:00. /Insporti.com/