Chelsea vs Arsenal – statistikat dhe gjithçka që duhet të dini

Futboll 29 Maj 2019 15:08

Gjithcka është gati për ndeshjen finale të Europa League, derbin anglez ndërmjet Chelseat e Arsenalit që do ta përcaktojë skuadrën fituese të trofeut në Baku.

Dy skuadrat londineze përballen nën drejtimin e gjyqtarit italian Gianluca Rocchi.

Mungesat e lojtarëve:

Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri, që nuk e ka pëlqyer protokollin e UEFA-s për të cilën stëvitja e fundit duhej të ishte e hapur për mediat, nuk mund të llogarisë në disa lojtarë të rëndësishëm si Loftus-Cheek e Hudson-Odoi (të lënduar në tendinen e akilit), Rudiger (lëndim në gju) e Ampadu (problem në shpinë).

Kanté vjen nga një dëmtim në gju të pësuar në stërvitje.

Në anën tjetër, trajneri i Arsenalit, Unai Emery, nuk mund të ketë në dispozicion Ramsey (i ka dhënë lamtumirën Gunners, pasi u lëndua në ndeshjen kundër Napolit), Denis Suárez (i lënduar në muskujt e barkut), Bellerín, Holding (të lënduar në gju) përvec Mkhitaryan që nuk u nis me skuadrën për arsye politike.

Formacionet e mundshme:

Chelsea (4-3-3): Kepa; Alonso, David Luiz, Christensen, Azpilicueta; Jorginho, Kovacic, Barkley; Hazard, Giroud, Pedro.

Arsenal (3-4-1-2): Cech; Monreal, Koscielny, Sokratis; Kolasinac, Xhaka, Torreira, Maitland-Niles; Ozil; Lacazette, Aubameyang.

Statistika e kuriozitete:

Arsenal – Chelsea do të jetë finalja e dytë e Kupës UEFA/Europa League e gjitha angleze në histori, pas Tottenham-Wolves në finalen e 1972.

Kjo si për ‘Topinjtë’ ashtu dhe për ‘Blutë’ është e gjashta finale e madhe ebropiane: vetëm Manchester United (7) e Liverpooli (14 – përfshirë këtë ndaj Tottenhamit) kanë arritur më shumë ndër klubet angleze.


Chelsea e ka fituar Europa Leaguen në vitin 2013

Arsenali ka humbur katër nga pesë finalet kryesore evropiane, me fitoren e vetme në Cup Winners’ Cup të vitit 1994 kundër Parmas; Gunners kanë humbur të njëjtën kupë një vit më pas, Kupën UEFA 2000 e Champions League të 2006.

Unai Emery mund të bëhet trajneri i katërt që fiton Europa League (ish-Kupa Uefa) me dy skuadra të ndryshme, pas Giovanni Trapattonit (Juventus e Inter), Josè Mourinhos (Porto e Manchester Utd) e Rafa Benitezit (Valencia e Chelsea).

Si Arsenali ashtu dhe Chelsea kanë fituar 11 ndeshje të Europa Leagues në këtë sezon.

Maurizio Sarri është i pari trajner italian që luan një finale të Coppa UEFA/Europa League që nga Alberto Malesani në 1999 kur fitoi trofeun me Parman.