Cherkaski Mavpy – Z Mobile Prishtina, pjesa e parë mbyllet me këtë rezultat

Basketboll 07 Nëntor 2018 19:45

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet skuadrës ukrainase Cherkaski Mavpy dhe Z Mobile Prishtinës, e vlefshme për fazën e grupeve të FIBA Europe Cup.

Pas 20 minutave të parë, Prishtina është në epërsi me 5 pikë, 46:41.

Divine Myles me 14 dhe Dardan Berisha e AJ Davis me nga 10 pikë ishin më të disponuari te skuadra jonë.

Ndërsa, te Cherkaski Mavpy, i vetmi që realizoi pikë dyshifrore (12) ishte Brand Young.