Chiellini mund të pezullohet (Video)

Futboll 19 Shkurt 2018 09:14

Në derbin e qytetit të Torinos që u zhvillua të dielën në stadiumin “Olimpico Grande” në mes Torino-s dhe Juventus, ekipi i “Zonjës së Vjetër” shënoi fitore me rezultat 0-1.

Megjithatë në ndeshje pati një ndërhyrje nga mbrojtësi i Juves, Giorgio Chiellini në sulmuesin e vendasve të Torino-s, Andrea Belotti, e cila nuk ishte vërejtur mirë nga gjyqtari Daniele Orsato.

Pas ndeshjes, pasi u rishikua ai moment, u dallua pasi ishte kapur nga kamerat që po e transmetonin ndeshjen, se Chiellini e kishte goditur qëllimisht në fytyrë Belottin-s dhe tani ky moment është duke u hetuar.

Ky rast nuk ishte dalluar nga gjyqtarët e as nga sistemi i Video Asistencës, por u kap nga kamerat e Sky Sports Italia dhe për shkak se nuk ishte futur në raportin e zyrtarëve të ndeshjes, po rishikohet pikërisht nga pamjet e kapura, ku Giorgio Chiellini tani mund të rrezikojë pezullimin.

Në rast të pezullimit i cili është shumë i mundshëm që do të ndodh, nuk dihet se sa i gjatë do të jetë për mbrojtësin.

Përndryshe Juventus është duke kaluar edhe këtë sezon një formë të mirë në Serie A, përkundër që është në vendin e dytë prapa Napoli-t, me vetëm një pikë dallim.
“Zonja e Vjetër” në javën e ardhshme, xhiron e 26-të, do të takohen me Atalanta-n e Etrit Berishës. /Insporti.com

-->