Chiesa: “E merituam të kalonim tutje”

Futboll 27 Qershor 2021 09:39

Kombëtarja e Italisë mposhti mbrëmë Austrinë pas vazhdimeve me rezultat 2-1, duke siguruar kështu kalimin në çerekfinale, shkruan Insporti.

Njëri ndër protagonistët kryesorë të ‘Azzurëve’ në këtë ndeshje ishte Federico Chiesa, i cili u inkuadra në lojë në minutën e 84’ dhe zhbllokoi rezultatin në minutën e 95’ me një gol të bukur.

Pas ndeshjes Chiesa deklaroi se ata e merituan të kalonin tutje.

“Austria luajti mirë, por ne patëm shanset tona dhe shënuam disa gola të mirë. Unë mendoj se ne merituam të kalojmë tutje. Ne jemi një grup prej 26 lojtarësh dhe të gjithë jemi të etur për të ndihmuar ekipin të fitojë lojëra. Kjo është ajo që bëri diferencën në këtë ndeshje”.

Ndryshe, Italia në çerekfinale e pret fituesin e ndeshjes së sontme mes Belgjikës dhe Portugalisë. 

-->