Chigao Bulls mposhtet nga Nets, Miami Heat nuk ndalet me fitoren e radhës

Basketboll 13 Janar 2022 10:26

Chicago Bulls-Brooklyn Nets ishte kryendeshja e mbrëmjes në NBA dhe ishin miqtë ata që fituan me rezultatin 112-138. James Harden (25 pikë, 16 asiste, 7 rebound) dhe Kevin Durant (27 pikë, 9 asiste, 2 rebound) ishin në formë fantastike, ndërkohë që edhe Patty Mills dhe Day’Ron Sharpe dhanë një kontribut të rëndësishëm me 21 dhe 20 pikë.

Zach Lavine për Chicago Bulls shënoi vetëm 22 pikë, kurse DeMar DeRozan 19. Gjithsesi “Demat” e mbajnë ende kreun e Konferencës së Lindjes, ndjekur nga Brooklyn Nets dhe Miami Heat. Këta të fundit bëtë detyrën kundër Atlanta Hawks me rezultatin 115-91.

Tyler Herro (21 pikë, 11 asiste, 9 rebound) ishte ai që ra në sy më shumë te skuadra fituese, por ishin në total shtatë basketbollistë që shënuan 10 pikë e lart. Takim tjetër interesant ishte edhe New York Knicks-Dallas Mavericks, që përfundoi 108-85.

RJ Barrett ishte fantastik, me 32 pikë të shënuara, kurse ylli i Mavericks, Luka Doncic, realizoi 21 pikë, 5 asiste dhe 11 rebound. Më poshtë të gjitha rezultatet e ndeshjeve të mbrëmjes në NBA:

-->