Chisora nokauton brutalisht kundërshtarin, e bën për aparat oksigjeni

Boks 20 Korrik 2019 22:52

Dereck Chisora është rikthyer furishëm në ringun e boksit, duke e lënë të pashpresë kundërshtarin e tij.

Chisora e ka nokautuar Artur Szpilka në mënyrë brutale, për të fituar duelin e zhvilluar në ‘O2 Arena’.

U zhvilluan vetëm dy raunde kur boksieri veteran arriti që të nokautonte kundërshtarin e tij, për ta lënë atë në nevojë për aparat oksigjeni.

Londinezi gjunjëzoi kundërshtarin polak me një goditje të fortë të djathtë, para se të kombinonte për një kroshe me të majtën.

-->