Chris Eubank Jr. viziton lojtarët e Manchester United

Futboll 16 Shkurt 2018 07:58

Boksieri Chris Eubank Jr., i cili të shtunën e zhvillon një prej meçeve më të rëndësishme të vitit kundër George Grovesin, ka vizituar lojtarët e Manchester United, në njërën prej stërvitjeve të tyre.

Meçi për titullin e kategorisë së mesme në versionin WBA, do të zhvillohet pikërisht në qytetin e Manchester.
Gjatë vizitës së tij në kompleksin stërvitor të United, Chris përpos që u fotografua me lojtarë të “Djajve të Kuq” si, Alexis Sanchez, Nemanja Matic, Ashley Young, Jesse Lingard, Carrick, Jones etj, ai po ashtu mori si dhuratë edhe një fanellë të Manchester United me emrin e tij dhe me numrin 1.

Përballja e së shtunës në mes Eubank Jr. dhe Grivesin, ka zgjuar interesim të madh, ku me gjasë edhe lojtarë të futbollit nuk do mungojnë, e posaçërisht ata të United. /Insporti.com

 

-->