Christian Eriksen transferohet te gjiganti italian

Futboll 28 Gusht 2019 17:59

Christian Eriksen nuk do të transferohet në Real Madrid, siç raportonin mediat spanjolle dhe ato angleze, transmeton Insporti.com.

Sipas raportimeve të fundit rreth të ardhmes së mesfushorit  danez të Tottenhamit, ai do të transferohet te kampioni italian, Juventus.

Sipas Marca, në fakt, Zinedine Zidane do vetëm Pogba si përforcim në mesfushë.

Nga ky injorim i francezit ndaj danezit mund të përfitojë Juventus në këto ditë të fundit të merkatos.

Bardhezinjtë po e ndjekin prej kohësh lojtarin e Spurs, kontrata e të cilit është drejt skadencës dhe ai ka refuzuar ta rinovojë.

-->