Cibulkova jep lajmin e papritur (FOTO)

Tenis 12 Nëntor 2019 21:40

Tenistja sllovake, Slovakinja Dominika Cibulkova, ka bërë të ditur se nuk do të kthehet më në fushat e lojës.

“Sot, me ndjenja të përziera e kam një lajm të veçantë që dua ta ndaj me ju. Siç e dini, tash e disa muaj nuk kam luajtur në asnjë turne. Ajo që filloi me lëndimin e Tetivës së Akilit, u shndërrua në njërën nga momentet më  të vështira të jetës sime – momentin për të vendosur se çfarë duhet të bëjë me karrierën si teniste”, është shprehur Cibulkova.

“Pas kam menduar gjatë, bisedave dhe përkrahjes që kam marrë nga familja dhe miqtë, kam vendosur që më mos të kthehem në fushë si garuese”, ka shtuar 30-vjeçarja sllovake.

Gjatë karrierës së saj, Cibulkova ka luajtur në 21 finale, ndërsa i ka fituar 8 turne WTA, derisa plasmanin më të mirë e ka pasur në mars të vitit 2017 kur ishte tenistja e katërt në botë.

Në vitin 2014 u bë sllovakja e parë që luajti në një finale Grand Slam, kur në Australian Open u mposht nga Na Li.

Ndryshe, Cibulkova njihet edhe si njëra nga tenistet më të bukura.

-->