Cila është përgjegjësia e selektorit – përgjigjet kryetari i FBK-së

Kombëtarja 05 Gusht 2019 10:42

Kryetari i Federatës së basketbollit, Arben Fetahu është rrëfyer një intervistë të gjatë në emisionin “2me1” në Radio Televizionin 21, shkruan Insporti.com.

Përfaqësuesja e Kosovës më tre gusht i filloi parakualifikimet për “EuroBasket 2021” ndaj Luksemburgut.

“Dardanët” në këtë ndeshje pësuan humbje me rezultat 88:80. Kjo humbje ka ngjallur reagime të shumta në rrjete sociale, duke qenë të pa kënaqur me këtë humbje.

Kryetari Fetahu në këtë intervistë ka folur edhe për të ardhmen e selektorit të Kosovës, Damir Mulaomeroviq.

Fetahu tregoi disa nga problemet e përfaqësueses në ndeshjen kundër Luksemburgut, duke thënë se udhëzimet e Mulaomeroviqit nuk janë zbatuar.

“Nuk do të thosha që ka ndonjë përgjegjësi të drejtpërdrejt trajneri në këtë ndeshje. Nuk e di se çfarë do të kisha bërë ndryshe po të isha unë trajner, mendoj se rosteri dhe fondi i lojtarëve ka qenë i ngushtë, ndoshta dy – tri ndryshime do të kisha bërë, të shkonte ndeshje pak më ndryshe. Një gjë tjetër që nuk është bërë nga basketbollistët është se udhëzimet e trajnerit nuk janë, të luhet më shumë brenda me depërtime, përqindje e dobët për tre pikësh. Luksemburgu nuk është një kombëtare që shquhet për gjatësi apo në trapez dhe është dashur të luajmë më mirë, por për këtë nuk mund t’i lihet faji trajnerit pasi kam qenë aty në stërvitje dhe ai këtë e ka kërkuar nga basketbollistët”, tha Fetahu për “2me1”, transmeton Insporti.com.

Tutje, ai shtoi se nganjëherë thjesht nuk është nata jote dhe shpresoj që në tri ndeshjet e ardhshme të kemi paraqitje më të mira.

“Përkundër kohës së shkurt që kemi për këto tri ndeshje, besoj shumë se këto probleme do të evitohen”, përfundoi Fetahu, transmeton Insporti.com.

Kosova ndeshjen e ardhshme e zhvillon në Mitrovicë në palestrën “Minatori” ndaj Britanisë së Madhe.

-->