Cilën 11-she do ta përzgjedh Zidane për sonte

Futboll 14 Shkurt 2018 11:52

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, sonte për ndeshjen kundër PSG-së edhe mund të jetë në dilemë sa i përket përzgjedhjes së lojtarëve në disa reparte.

Gazeta e njohur spanjolle “marca”, ka hedhur në votim një 11-she dhe në bazë të mbi 50,000 lexuesve që kanë votuar, kanë dal disa opsione, ku 36% e votuesve janë pajtuar me formacionin e propozuar, kurse të tjerët kanë hedhur edhe idetë e tyre e kush do mund të jetë ne fushë. Interesant ishte se në të gjitha opsionet, Karim Benzema nuk ishte startues.

Përkundër këtyre propozimeve, Zidane me siguri që në sulm to të paraqitet me treshen (BBC), Bale, Benzema, Cristiano Ronaldo.

Propozimi për të cilin njerëzit votuan ishte 4-4-2 me: Keylor Navas; Nacho, Sergio Ramos, Raphael Varane, Marcelo; Luka Modric, Casemiro, Toni Kroos, Isco; Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale.

Opsioni i dytë më i popullarizuar ishte 4-3-3, me Marco Asensio dhe Isco në sulm bashkë me Ronaldo, kurse Bale e Benzema në bankinë.

Kurse varianti i tretë, ishte përsëri 4-3-3 me treshen e sulmit të përbërë nga Asensio, Ronaldo dhe Bale.

/Insporti.com

-->