Cilësohet si vdekje e dyshmitë, nisin hetimet për ish-kapitenin e ekipit anglez

Futboll 08 Prill 2021 08:20

Lee Collins luante si qendërmbrojtës, mbrojtës i djathtë dhe shkatërrues. 32-vjeçari ka anglez ishte pjesë e Yeovil Town (garon në divizionin e pestë të futbollit anglez) prej verës së vitit 2019.

Collins ishte kapiteni i ekipit, teksa më 31 mars u gjet i varur në dhomën e tij të hotelit. Veprimi ekstrem i lojtarit defensiv i shokoi të gjithë, familjarët, shokët e skuadrës dhe klubin anglez.

Policia ka vendosur ditën e sotme të hapë një hetim në lidhje me ngjarjen e rëndë. “Lee nuk mori pjesë në stërvitje më 31 mars. U bënë kontrolle në hotelin ku ai po qëndronte me ekipin dhe ai u gjet i varur në dhomën e tij.

Mjeku ligjor ka vendosur që është e nevojshme të sigurohen informacione shtesë dhe raporte të mëtejshme në lidhje me rrethanat e vdekjes së Lee“, lexohet në komunikatën zyrtare të policisë angleze.

-->