Cilët lojtarë të transferuar mund të paraqiten në Champions League

Futboll 02 Shkurt 2018 08:23

Nga tani ekipet konkurrente në fazën e top 16 skuadrave të Ligës së Kampionëve, kanë të drejtë të regjistrojnë edhe tre lojtarë të rinj.

Round 16 në Champions, mund të sjellë ndryshime nëpër skuadra, me lojtarë që edhe mund t’i kemi parë në kuadër të UEFA-së, por jo edhe brenda garës së njëjtë. Mund të jenë lojtarë që janë paraqitur në Europa League, dhe që pas afatit kalimtar të janarit janë pjesë e ndonje skuadre të Ligës së Kampionëve. Megjithatë e gjitha kjo sqarohet brenda rregulloreve dhe neneve të ndryshme dhe ka afatet e paracaktuara. Afati për paraqitjen/regjistrimin e lojtarëve të rinj, ishte dita e djeshme më 1 shkurt deri në mesnatë. Kurse, më poshtë është një listë e shkurtër e ekipeve të profilit të lartë në Champions, lojtarët e të cilëve kanë marre PO-në ose JO-në, sipas kritereve të Nenit 44. Mirëpo përsëri përgjigjet pozitive nuk janë definitive dhe mund të ndryshohen pas shqyrtimeve.

Philippe Coutinho (nga Liverpool në Barcelona): JO
Aymeric Laporte (nga Athletic Bilbao në Manchester City): PO
Lucas Moura (nga PSG në Tottenham): PO
Olivier Giroud (nga Arsenal në Chelsea): PO
Alexis Sánchez (nga Arsenal në Manchester United): PO
Virgil van Dijk (nga Southampton në Liverpool): PO

Nga ky grup, i vetmi që nuk mund të paraqitet është braziliani Coutinho, pasi ishte paraqitur për Liverpool në fazën e grupeve. /Insporti.com

-->