Cili më i shpejt Muric apo Stones – shiko pamjet

Futboll 13 Maj 2019 09:44

Reprezentuesi kosovar, Arijanet Muric, e ka fituar titullin e kampionit të Anglisë me Manchester City.

Djelmoshat e Pep Guardiolës nuk lejuan befasinë ndaj Brighton duke e mposhtur me rezultat 4:1 si mysafir në ndeshjen e fundit të sezonit.

Ky është trofeun i dytë që Muric dhe City e fitojnë këtë sezon, pas triumfit në “Carabao Cup”, garë në të cilën Muric kishte rol kyç për “Qytetarët”.

Muric në çerekfinale ndaj Leicester City ishte heroi i City, duke shkëlqyer në pritjet e penalltive.

Numri një i Përfaqësueses së Kosovës është bërë mjaft i rëndësishëm në skuadrën angleze edhe pse nuk zhvilloi asnjë ndeshje në kuadër të Premier League, ai ishte në çdo ndeshje.

Një video e publikuar në rrjetet sociale është bërë virale, në të cilën shihen Muric dhe mbrojtësi anglez, John Stones, duke e bërë një garë se cili është më i shpejt.

Këtë garë e fitoi “Aro” i cili u tregua më i shpejt se Stones, madje ai filloi të tallet me të.

E ardhmja e Muric tek City duket e sigurt, por trajneri spanjoll Pep Guardiola ka deklaruar se ai do të huazohet në ndonjë skuadër të Premier League për të fituar përvojë. /Insporti.com/

Shiko video në minutën e 11-të:

-->