Cili Messi e Ronaldo? Arbër Zeneli shënon golin e vitit, dhuron edhe një asist

Futboll 11 Janar 2019 10:27

Arbër Zeneli ka shkëlqyer në miqësoren kundër FC Ingolstadt 04, pavarësisht se skuadra e tij, SC Heerenveen, humbi 4-3.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës asistoi dhe realizoi në këtë miqësore.

Ai shënoi një gol shumë të bukur nga gjuajtja e lirë për ta kaluar në epërsi skuadrën e SC Heerenveen (2-1), në minutën e 49’.

Ai edhe asistoi për mrekulli për Michel Vlap, për golin sërish të epërsisë (3-2), në minutën e 67’, por më pas gjermanët përmbysën rezultatin dhe fituan 4-3.

Zeneli dha sinjale se është gati për startin e pjesës së dytë të sezonit në Holandë, ku ka realizuar 4 gola deri më tani dhe ka dhuruar edhe 10 asiste në 18 ndeshje. /Insporti.com/