Cili Ronaldo bre, çfarë goli nga Milot Rashica (VIDEO)

Futboll 05 Janar 2019 14:37

Milot Rashica është duke i treguar trajnerit, Florian Kohfeldt, se meriton më shumë minuta për pjesën e mbetur të sezonit.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, që aktivizohet te Werder Bremeni, ka shënuar një super gol në stërvitje, raporton Insporti.

Rashica realizoi me mjeshtri në mënyrë akrobatike, në stilin gërshërë – pasi mori një top të mirë nga krahu.

Rashica bashkë me Werder Bremen po zhvillojnë në Afrikën e Jugut përgatitjet për pjesën e dytë të stinorit të Bundesligës.

Rashica ka vuajtur për minuta deri më tani, ka luajtur vetëm 364 minuta të ndara në 11 ndeshje, por Kohfeldt i ka premtuar se cdo gjë do të ndryshojë nga janari.

Ai ka realizuar një gol me Werderin këtë edicion – gol për t’ia fituar tri pikë klubit gjerman, teksa ka edhe një asistim. /Insporti.com/