City bëhet gati të shfrytëzoj “trazirat” te Chelsea

Futboll 18 Maj 2018 15:31

Chelsea sezonin e ardhshëm nuk do të jetë pjesë e Champions League dhe ky fakt ka bërë që disa lojtarë ta mendojnë të ardhmen e tyre te skuadra londineze.

Ditë më parë futbollisti më i mirë i Chelseat, Eden Hazard, shkaktoi panik te skuadra e “Bluve” të Londrës kur deklaroi se, do të presë të shikoj fillimisht se çfarë përforcime do të sjell ekipi londinez në “Stamford Bridge”, para se të vendos për të ardhmen e tij.

Kjo deklaratë e Hazard, ka shkaktuar “trazira” te Chelsea, kurse fërkim duarsh te kundërshtarët e tyre dhe klubet tjera që e dëshirojnë belgun në radhët e veta.

Manchester City menjëherë ka filluar të bëjë përllogaritjet e veta dhe është në gjendje gatishmërie nëse Hazard vendos të largohet nga “Blutë”, atëherë do të mundohet ta transferojë 27 vjeçarin në “Etihad”.

Kampionët e këtij sezoni në Premier League, kanë një simpati për një kohë të gjatë për Hazard dhe një burim brenda klubit kishte deklaruar se drejtuesit e City-t, nuk do të hezitonin të paguanin edhe mbi 100 milionë funte për të, e madje janë të gatshëm t’i ofronin belgut një pagë javore prej 300.000 funtesh.

Trajneri Pep Guardiola, kishte thënë më herët se, gjatë afatit kalimtar të verës, City nuk do të harxhoj shumë para, vetëm në rast se i shfaqet mundësia të transferoj ndonjë lojtarë të nivelit më të lartë, e që Eden Hazard konsiderohet i tillë. /Insporti.com

-->