City “bllokon” edhe në Twitter

Futboll 17 Prill 2019 23:46

Tottenham Hotspurs është kualifikuar për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, duke elliminuar Manchester  City me rezultat të përgjithshëm 4:4, falë golave si mysafir.

Rezultati i ndeshjes së sotme e zhvilluar në “Etihad Stadium” ishte 4:3 në të mirë të Manchester City, por golat si mysafir e kualifikuan për në gjysmëfinale skuadrën londineze.

Kjo ndeshje ishte tipike angleze, me raste të shumta, gola të bukur e dramë gjithandej.

Eliminimi nga Liga e Kampionëve në këtë fazë do të konsiderohet si një dështim i madh i trajnerit spanjoll, Pep Guardiola dhe futbollistëve të tij.

E këtë humbje nuk e pritur mirë aspak edhe admini i faqes zyrtarë të Cityë në rrjetin social, Twitter, duke bërë një postim të çuditshëm.

“Qytetarët” nën udhëheqjen e Guardiolës nuk kanë arritur të kualifikohen në gjysmëfinale gjatë këtyre tre viteve. /Insporti.com/

 

-->