City e fiton trofeun e parë të sezonit – mund Liverpoolin pas penalltive

Futboll 04 Gusht 2019 18:13

Manchester City e ka nisur ndaj Liverpoolit ashtu si e përfundoi.

Pasi dolën triumfues në garën e ashpër për titullin kampion të Premierligës edicionin e kaluar, “Citizens” e kanë nisur sezonin e ri me trofe pikërisht ndaj Liverpoolit, shkruan Insporti

City e Liverpooli u ndeshën në “Wembley” në kuadër të Superkupës së Anglisë – Community Shield, ku skuadra e Guardiolas triumfoi pas penalltive.

Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi me rezultatin e barabartë, 1:1, pas golave të Raheem Sterling e Joel Matip në secilën pjesë.

Fituesi i Community Shield u përcaktua pas penalltive, ku City triumfoi 5:4, derisa Georginio Wijnaldum ishte i vetmi lojtar që dështoi nga pika e bardhë.

City e kishte fituar këtë trofe edhe vitin e kaluar, pasi e kishte mposhtur Chelsean. /Insporti.com/