City është kampion, por United fiton më së shumti nga Premier Liga – shifrat e plota

Futboll 13 Maj 2018 09:56

Manchester City është kampion i Anglisë dhe rivali lokal i këtij ekipi Manchetser United od të jetë nënkampion për këtë sezon.

Dominimi i ekipeve nga Manchesteri është një prej karakteristikave të këtij sezoni në Angli, por duhet thënë se City ka qenë lider i kampionatit për një kohë të gjatë dhe në fakt ëpr titull, nuk është sfiduar asnjëherë nga United, apo cilido kundërshtar tjetër.

Madje, po shohim që pikërisht këtë fundjavë, ekipi i Pep Guardiolës po kërkon që të arrijë kuotën e 100 pikëve në një sezon, që do të oshte një nga disa rekordet që ky ekip dhe lojtarët e tij kanë thyer.
Mirëpo, në një kategori statistikore, ata janë prapa Unitedit – atë të fitimit të parave nga Premier Liga, gjegjësisht nga të drejtat televizive të kësaj lige.

Një hulumtim i publikuar në bazë të shifrave që Premier Liga i ka bërë publike tregon se të dyja ekipet do të fitojnë mbi 150 milionë funte nga të drejtet televizive, por për shkak të një ndeshjeje më shumë që është transmetuar ligave, United do të jetë ekipi që fiton më së shumti.

Ekipi i tretë për nga të ardhurat nga Premier Liga është Liverpooli, më pas Tottenhami e kështu me radhë, kurse në tabelë shihet se kampioni i fiton mbi 150 milionë funte, por edhe ekipet që bijnë nga liga, marrin gati 100 milionë, që është shifër marramendëse.

Rreth 100 milionë funte këtë sezon nga të drejtat televizive ka inkasuar edhe ekipi i Xherdan Shaqirit, Stoke City, që këto shifra e ka vështirë ti fitojë në Championship, ku ka rënë si ekipi i fundit i Premier Ligës.

-->