City fiton dhe rimerr vendin e parë në tabelë
Futboll
03 Prill 2019
23:09

Manchester City ka shënuar një fitore të lehtë 2:0 në shtëpi ndaj Cardiff Cityt.
Futbollistët Pep Guardiolës dominuan në tërësi ndeshjen, derisa të dy golat i gjetën në pjesën e parë.
Kevin De Bruyne shënoi në minutën 6-të, derisa Leroy Sane realizoi në minutën e 44-t.
Falë kësaj fitoreje, Manchester City ngjitet në vendin e parë në tabelë me 80 pikë, një më shumë se sa Liverpooli.