City fiton penallti me VAR, ja çfarë ndodhi

Futboll 09 Prill 2019 21:18

Tottenham Hotspurs është nikoqir i Manchester City në kuadër të Ligës së Kampionëve, për ndeshjen e parë të çerekfinaleve.

Kjo është ndeshja e parë e Tottenham që e zhvillon në stadiumin e ri në Ligë të Kampioënve.

Në minutën e 12-të gjyqtari kryesor i ndeshjes, Bjorn Kuipers, akordoi penallti në të mirë të kampionëve anglez.

Kuipers u asistua nga sistemi VAR, pasi mbrojtësi anglez, Danny Rose, kishte penguar goditjen e Raheem Sterling me dorë.

Megjithatë, këtë penallti nuk e konvertoi në gol sulmuesi argjentinas, Sergio Aguero.

Golin ia mohoi portieri francez, Hugo Lloris, i cili bëri një pritje të bukur.

Rezultati momental 0:0. /Insporti.com/

-->